07 Janar 2025

Ministri Reçica priti delegacionin e Komitetit për Parandalimin e Torturës

Prishtinë, 16 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësuesit e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit, të prirë nga znj. Natacha DE ROECK,  të cilët po qëndrojnë për vizitë monitoruese në Republikën e Kosovës. Diskutuan për të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të fundit që ky Komitet ka bërë për angazhimin institucional të Kosovës rreth kësaj çështje, me theks të veçantë për punën e Institutit Special në Shtime.

Ministri Reçica është shprehur i lumtur që raporti në fjalë është pozitiv dhe e ka vlerësuar përkushtimin e tij dhe të dikasterit që drejton për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë Institutit, në ngritjen e kapaciteteve të stafit për investimet që janë bërë, trajnimet e nevojshme dhe kujdesin e madh ndaj rezidentëve në këtë kohë të vështirë pandemie.

Anëtarët e Komitetit Evropian, ministri Reçica i ka njoftuar edhe për synimet e ardhshme rreth Institutit, konkretisht për planin që ka si Ministër, për zvogëlimin e numrit të rezidentëve aty dhe njëkohësisht hapjen e ambienteve me bazë në komunitet në mënyrë që shërbimet të jenë sa më të mira dhe rezidentët të ndihen më mirë pranë komunitetit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)