Ministri Portugez i Mbrojtjes të enjten viziton KFOR-in
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri Portugez i Mbrojtjes Santos Silva, do të vizitojë KFOR-in të enjten më 16 dhjetor.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Bühler do ta informojë atë për situatën e tanishme në Kosovë.
Portugalia për momentin ka 301 ushtarë në Kosovë, më së shumti në Batalionin rezervë per manovrime taktike të KFOR-it (KTM) në kampin Slim Lines dhe ne shtabin kryesor të KFOR-it në Prishtinë.
Zëvendës Komandanti i KFOR-it është oficeri portugez Gjeneral Brigade Marco Serronha.