Ministri për Komunitete dhe Kthim dënon djegjen e shtëpive në Istog
Prishtinë, 23 tetor - Ministri për komunitet dhe kthim, Dalibor Jevtic, vlerësoi se djegia e shtëpisë tjetër pa u bërë tri ditë të plota, ka bërë që situata e tensionuar në Kosovë të jetë në kulminacion.
Mbrëmë djegia e shtëpisë së Miomir Panticit në lagjen Lug të Komunës së Istogut, është një goditje e rëndë për përpjekjet tona të gjertanishme që kthimin ta ngrisim në një nivel më të lartë dhe qëndrimin ta bëjmë më të sigurt. Më nuk kemi kohë për pritje në gjetjen e akterëve të këtij incidenti dhe incidenteve tjera. Nëse nuk ndërmerren masat e nevojshme ditëve në vijim, kam frikë se përsëri do të vijë deri tek incidente të tilla, të cilat do të kenë pasoja serioze dhe të pa-riparueshme për komunitetin serb në Kosovë. Fatmirësisht incidentet e fundit kaluan pa asnjë viktimë, por nëse ndodhë edhe ndonjë incident, askush nuk mundë të na garantoj që nuk do të ketë viktima .
Kjo është djegia e tretë e shtëpive të të kthyerve në Istog. Djegia e shtëpisë së parë ka qenë në fashtin Suvi Lukavac e familjes Ratkovic, kurse e dyta në Oprashk, e familjes Vuletic.