Ministri Mujota sot vizitë në Shkup
Shkup, 14 prill - Ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës, Fehmi Mujota sot mbërrin për vizitë zyrtare në Shkup.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë nuk ka përgatitur ndonjë ceremoni të niveleve të larta zyrtare për pritjen e ministrit të mbrojtjes të Kosovës, Fehmi Mujota.
Nga ana tjetër, protokolli zyrtar i ministrisë kosovare ka informuar për agjendën dhe takimet në mesditë me homologun nikoqir, Zoran Konjanovski në Shkup.
Në kuadër të kësaj vizite, pritet të nënshkruhen dokumente për bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e sigurisë.
Lidhur me këtë nuk janë dhënë detaje se çfarë do të përmbajnë marrëveshjet e nënshkruara midis dy dikastereve të mbrojtjes së të dy vendeve.
Kjo është edhe vizita e parë e ministrit të mbrojtjes, Fehmi Mujota në Shkup, nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky vend.