24 Dhjetor 2024

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Letoni

Prishtinë, 23 nëntor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Letoni.

 Përgjatë vizitës treditore, përveç takimit zyrtar me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ministri Mehaj do të takohet edhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Letoneze, gjenerallejtënant Leonids Kalniņs, si dhe autoritetet tjera të larta politike dhe ushtarake.

Me homologun e tij, ministrin Pabriks, ministri Mehaj do të nënshkruajë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen Bilaterale në mes ministrive të dy vendeve.

Marrëveshja e bashkëpunimit tonë do të jetë një faqe e re e zhvillimit të kapaciteteve të ndërsjella ushtarake në funksion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe më gjerë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)