Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në SHBA
Prishtinë, 12 maj - Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.
Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.
Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.