Ministri Mehaj u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar
Prishtinë, 17 shtator - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, ku u prit nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Gjeneral Hulusi Akar.
Në takimin në mes të dy ministrave u theksua se thellimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit bilateral mes ministrive dhe forcave të të dy vendeve është dhe do të jetë në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Nga ana e tij, ministri Akar, shprehu garancinë e plotë për vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës në përgjithësi dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
â