Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Prishtinë, 25 gusht - Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, ministri Mehaj do të takohet me homologen e tij, Radmila Shekerinska.
Më pas, ministri Mehaj do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizitë zyrtare, ministri Mehaj do të zhvillojë një vizitë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, ku do të takojë kadetët e FSK-së që janë duke vazhduar shkollimin e tyre profesional në këtë Akademi.