Ministri Mehaj merr pjesë në Konferencën "ISOA'2022" në Gjermani
Prishtinë, 26 prill - Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit të SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, udhëtoi për Shtutgart, të Republikën e Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën "ISOA 2022".
Kjo është hera e dytë që Ministri Mehaj ftohet nga lidershipi i ISOA-së i cili është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes.
Gjatë kësaj konference, Ministri Mehaj përveç prezantimit të tij në sesionet e konferencës, do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane etj.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Gjermani përfshirë profesionistë, akademikë, studentë dhe biznesmenë etj.