28 Dhjetor 2024

Ministri Kuçi vizitoj Qendrën Korrektuese për Femra

Lipjan, 8 mars - Për nderë të 8 Marsit, Ditës së Gruas, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku të gjitha grave që vuajnë dënimin në këtë qendër, ua uroi këtë festë

Më këtë rast, Kuçi tha se sot ka shkuar për vizitë në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan për të festuar 8 Marsin, bashku me gratë të cilat vuajnë dënimin në këtë qendër.

“Me lejoni që në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe në emrin tim, t’ju uroi 8 Marsin. Ka qenë qëllimi im që bashkë me stafin, të jemi këtu dhe ta festojmë bashkë me ju këtë ditë që është më rendësi për nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona dhe t’ju dëshirojë çdo të mirë në jetë”, tha Kuçi.

Sipas Ministri Kuçi, Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, kujdesën që në kuadër të ligjit, të gjitha gratë e Qëndresë Korrektuese në Lipjan, të kenë kushte të mira për jetë, integrim, risocializim dhe mbi të gjitha për kthim si qytetare të barabarta pas përfundimit të obligimeve të tyre ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)