06 Maj 2024

Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Blomeyer

Prishtinë, 12 mars – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman dhe për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Lidhur me misionin e EULX-it në Kosovë, Ministri Kuçi duke vlerësuar punën e këtij misioni, shprehi nevojën që çështja e misionit të EULEX-it të definohet sa më parë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)