14 Janar 2025

Ministri Kuçi takoi Ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

Prishtinë, 16 Janar – Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi,  i cili fillimisht  e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri në detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve Kosovën në fusha të ndryshme e veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka njoftuar Ambasadorin Minxhozi për punët që janë bërë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.  Ai tha se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë prioritet drejtësinë dhe sigurinë dhe se është krijuar një ambient i mirë sa i përket sistemit gjyqësor në vend.

Në lidhje me këtë, palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sidomos në çështjet e shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikës në hartimin e legjislacionit si dhe bashkëpunimin në fushën civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)