Ministri Kuçi ofroi mbështetje institucionale për DML-në
Prishtinë, 19 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një vizitë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) me çrast u prit nga drejtori Arsim Gerxhaliu dhe stafi i këtij Departamenti.
Me këtë rast, Ministri Kuçi u njoftua me kushtet e punës në këtë departament si dhe për planet dhe bashkëpunimin me ekipin e EULEX-it.
Në këtë drejtim, Ministri Kuçi e vlerësoi punën që ka bërë EULEX-i në kuadër të DML-së, kurse punën e këtij departamenti e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, duke iu ofruar mbështetje sidomos për sektorin e të zhdukurve i cili luan një rol shumë të rëndësishëm.
Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me tranzicionin e misionit të EULEX-it tek Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ndërkohë u bisedua për planet që DML të funksionon në të ardhmen si Agjencion i Pavarur.
Ministri Kuçi premtoi vazhdim të mbështetjes për Departamentin e Mjekësisë Ligjore në ngritjen e kapaciteteve dhe të kushteve për punë duke i ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse institucionale.