Ministri italian i mbrojtjes viziton KFOR-in
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri italian i mbrojtjes Mario Mauro, vizitoi Kontigjentin Italian të KFOR-it në Prishtinë.
Ministri Mauro u mirëprit në aeroportin ushtarak të Sllatinës nga Gjeneral Major Salvatore Farina (Komandant i KFOR-it) dhe më pas ata patën një takim me karakter informues në shtabin kryesor të KFOR-it kampin Film City, ku me Komandantin e KFOR-it u diskutua situata e përgjithshme në Kosovë.
Gjeneral Major FARINA përshkruajti planin e sigurisë të ndërmarrë gjatë zgjedhjeve lokale. Ky plan i sigurisë mundësoi mbarëvajtjen e sigurtë të zgjedhjeve veçanarisht në pjesën veriore të vendit ku ishte e përqëndruar përpjekja kryesore e KFOR-it.
Komandanti i i KFOR-it theksoi koordinimin e shkëlqyeshëm në mes të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe rëndësinë e saj për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët të cilët ia kishin mësyer vendvotimeve në tërë Kosovën.
Komandanti i KFOR-it e njoftoi Ministrin mbi evoluimin e misionit, duke theksuar hapat më të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit për të arritur normalizimin.
Gjatë vizitës Ministri Italian in Mbrojtjes u takua me përfaqësuesit politik më të rendësishëm të Kosovës duke përfshirë Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Minsitrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku dhe më vonë gjatë ditës edhe Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Autoritetet politike vendore shprehen mirënjohjen e tyre ndaj Minstrit Italian për kontributin e madh që kontigjenti italian i ka dhënë sigurisë dhe stabilitetit në vend. Italia është një nga kontribuesit më të rëndësishëm të trupave të KFOR-it me më shumë se 550 ushtarë italian të cilët shërbejnë në Kosovë.
Në fund të kësaj vizite Ministri Mauro u përshëndet me pjesëtarët e kontigjentit italian ku ai theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe të tensionuar të Ballkanit dhe nevojën për të përmbushur mandatin në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.