Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj priti një delegacion të BE-së
Ministri Sefaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që kanë bërë në shumë fusha, në mënyrë që Republika e Kosovës të arrijë standardet evropiane.
Ai tha se misioni i juaj është i nevojshëm dhe është shumë i rëndësishëm për përkrahje në disa fusha për t’i arritur objektivat.
Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit, të vazhdojë edhe në të ardhmen.