06 Maj 2024

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiq vizitoi MFSK-në

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Agim Çeku priti sot, në vizitë zyrtare në ministri, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, zotëri Roman Jakiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim bilateral  ishin prezent edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Sekretari i përgjithshëm, Dr. Shkelzen Sylaj, shefi i departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, nënkolonel Hasan Hoxha dhe këshilltarja e lartë për politika, zonja Besa Kabashi-Ramaj.

Fillimisht, ministri Agim Çeku e njoftoi ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë mbi të arriturat, procesin nëpër të cilin po kalon FSK-ja, si edhe mbi vizionin për ndërtimin e Forcës së Kosovës për të ardhmën.

Më tej, ministri Çeku foli për gatishmërinë e ministrisë për FSK-së që për FSK-në të ndertoi kapacitete të cilat do të jenë në përputhje me nevojat e vendit sa i përket fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, gjithmonë kjo në koordinim me autoritetet e NATO-s dhe SHBA-ve.

Ministri Çeku, gjithashtu falenderoi ministrin slloven të Mbrojtjes, Jakiq për shërbimin e shkëlqyer që kontigjenti slloven i KFOR-it po bën për kaq vite në Kosovë.

Gjithashtu ministri Çeku kërkoj nga ministri Jokiq mbëshetjen e iniciativave të Kosovës në fushën e Mbrojtjes në mekanizmat anëtare e së cilës është Sllovenia si në Bashkimin Evropian si dhe në NATO.

Në, përfundoi ministri Çeku, presim nga Republika e Sllovenisë, e cila  historikisht ka qenë në mbështetje të Kosovës, të mbështet tani agjendën e normalizimit, integrimit dhe ndërtimit të sektorit të sigurisë në Kosovë, kudo ku ajo ka ndikim në mekanizmat ndërkombëtar me nikim, anëtare e së cilave është Sllovenia.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Roman Jakiqi u shpreh i lumtur që vendi i tij ka qenë në krah të Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare si dheu shpreh i kënaqur me bashkëpunimin bilateral që kanë dy ministritë ajo e FSK-së dhe ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë.

Ministri Jakiq tha gjithashtu se kontigjenti ushtarak i Republikës së Sllovenisë është një prej kontigjenteve më të mëdha në numer prej krejt misioneve që Sllovenia i ka në sherbim kudo tjetër nëpër botë.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Sllovenisë, Roman Jakiqi konfirmoi se në kuadër të marrëveshjes bilaterale ndërmjet të dy ministrive, ai dhe ministria që ai drejton do të vazhdojnë bashkëpunimin si edhe do të jetë mbështetës i hapave konstruktiv  dhe pozitiv të cilët e përmirësojnë situatën dhe marrëdhëniet në rajon.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë kanë të nënshkruar marrëveshje bilaterale bashkëpunimi dhe se vizita e sotme është realizuar në këtë frymë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)