Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë vizitojë Prekazin
Fillimisht, ministri Buljeviq vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz.
Ministrin Buljeviq në emër të familjes Jashari u prit nga Murat Jashari, nip i Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai, me shumë vëmendje përcolli shpjegimet që i jepeshin për çdo të rënë nga Murat Jashari, cili e shoqëroi delegacioni nga Kroacia gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Prekaz.
Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë vizitoi Kullat-Muze të Jasharajve dhe muzeun historik të Rezistencës së Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Ashtu si e do tradita ministri nga Kroacia, zotëri Buljeviq u pritë nga Murat Jashari në odën e Jasharajve, ku në emër të familjes i uroi mirëseardhje, duke e falënderuar për vizitën e tij në Kosovë dhe në familjen Jashari, duke vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë dhe po jep Kroacia për Kosovën.
Murat Jashari në emër të Familjes shpjegoi historikun e qëndrimeve të familjes Jashari dhe bindjen e fortë që kishin, se pa luftë dhe sakrificë nuk vjen liria.
Ministri Buljeviq për pritjen dhe respektin që ju bë nga familja Jashari shprehi falënderime të thella, duke shprehur mirënjohje, nderim dhe respekt për qëndresën dhe sakrificën e madhe që është bërë nga familja Jashari me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari.
Ministri kroat me këtë rast foli për rezistencën çlirimtare të popullit kroat, sakrificat që ka bërë për liri, duke bërë krahasime me rezistencën e shqiptareve për liri dhe ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur.