Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic viziton Kosovën
Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të presë sot në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me delegacionin e tij.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.