Ministri i Mbrojtjes së Estonisë vizitoi shtabin kryesor të KFOR-it
Prishtinë, 8 shkurt - Lejtnant Gjenerali Markus Bentler, Komandant i Forcave në Kosovë (COM KFOR), mirëpriti sot në mëngjes Jaak Aaviksoo, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Estonisë në shtabin kryesor, në Kosova Film.
Komandanti i KFOR-it informoi për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë. Si rezultat i këtij përmirësimi, KFOR-i ka adaptuar strukturën e vet dhe ka arritur numrin prej 10,000 trupave.
Gjatë takimit komandanti i KFOR-it tha se sfidat politike janë më provokuese sesa ato ushtarake. Sidoqoftë, përkundër adaptimit të trupave misioni i KFOR-it nuk do të ndryshoj.
KFOR-i do të rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës. Tema të tjera të rëndësishme të cilat janë diskutuar janë opercionet e tanishme të KFOR-it, struktura e KFOR-it dhe ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ata theksuan se FSK nuk do të bëhet ushtri e Kosovës, e as nuk do të jetë zëvendësim i KFOR-it.
Pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Ministri vizitoi Trupat Shumëkombëshe Battle Group Veri, ku rreth 30ushtarë Estonez shërbejnë në Kampin Novo Sellë.