Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë sot vizitë në Kosovën
Prishtinë, 17 mars - Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski sot do ta vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit të Ministrisë së FSK-së, ministri Konjanovski do të pritet nga ministri Agim Çeku, Skender Durmishi - i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Maqedoni, si dhe komandanti FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
Ministri Konjanovski do të shoqërohet nga ambasador i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karanajov, gjeneralmajor Naser Sejdini, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, deputeti I BDI-së Talat Xhaferi etj.
Për nder të ministrit Konjanovski, do të jetë e rreshtuar edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Në këtë takim do të bisedohet për forcimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit midis dy vendeve fqinje, si dhe thellimi i mardhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.
Në këtë takim gjithashtu nënvizohet se do të shkëmbehen mendime dhe vlerësime edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.