Ministri i Forcave të Armatosura te Britanisë viziton Kosovën
Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, zotëri Hon Mark Lancaster viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me kete rast Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster me c'rast mbajnë edhe një konferencë për media.
Ndërkaq ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha organizon pritje zyrtare të Ministrisë te Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Hon Marka Lancaster dhe delegacionit të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.