Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka viziton Kosovën
Prishtinë, 13 janar - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, do të pres sot në një takim, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Pas takimit të dy ministrat e punëve të brendshme do të mbajnë një konferencë për media dhe do ti përgjigjen interesimit të gazetarëve.
Konferenca do të mbahet sot në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar në ora 14:45.