Ministri Hyseni viziton Shqipërinë
Prishtinë, 29 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të zhvillojë një vizitë një ditore në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Hyseni do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Saimir Tahiri. Pas takimit dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite do të takojë edhe përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.