Ministri Hyseni viziton komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës
Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot do të vizitojë komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës.
Gjatë kësaj vizite, në ora 10:00, ministri Hyseni, do të takohet me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në ora 11:30, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.