Ministri Hyseni viziton komunën e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut
Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, nesër, më 18 gusht, do të vizitojë komunën e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.
Gjatë kësaj vizite, në ora 11:00, ministri Hyseni, do të takohet me nënkryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Menduh Vlashi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.