Ministri Hyseni viziton komunën e Deçanit dhe Gjakovës
Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot, do të vizitojë komunën e Deçanit dhe Gjakovës.
Gjatë kësaj vizite, në ora 11:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.