16 Janar 2025

Ministri Hyseni vizitoi komunën e Podujevës

Prishtinë, 22 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka vizituar komunën e Podujevës, me ç’rast u prit nga kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ministri Hyseni dhe kryetari Veliu biseduan për një varg çështjesh që preokupojnë këtë komunë, me theks të veçantë për çështjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët e Podujevës.

Nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësua se siguria në komunën e Podujevës është në nivel të duhur dhe se nuk ka vend për ndonjë shqetësim të theksuar.

“Ka më shumë se dy vite që nuk ka ndodhur asnjë vrasje dhe statistikat për format e ndryshme të veprave kriminale janë në rënie”, tha kryetari Veliu.

Ministri Hyseni u zotua se Policia e Kosovës është e gatshme në çdo moment tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që të evitohen rreziqet e mundshme nga faktorë të ndryshëm.  

Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, shprehu brengën e tij lidhur me prerjen ilegale të pyjeve dhe për numrin e vogël të zjarrfikësve si dhe për mjetet e vjetruara të tyre.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, ministri Hyseni takoi edhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune.

“Është me rëndësi jetike që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të mbahet  funksional në mënyrë që të adresohen të gjitha shqetësimet pa përjashtim që mund të kenë qoftë individët, qoftë komunitetet e ndryshme”, tha ministri Hyseni gjatë këtij takimi duke shtuar se MPB  do të trajtojë me urgjencë dhe seriozitetin më të madh këto kërkesa.
 
Qëllimi i kësaj vizite në rend të parë është që të bisedohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për shqetësimet rreth radikalizmit të shoqërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)