16 Janar 2025

Ministri Hyseni vizitoi komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Shtimes

Prishtinë, 14 gusht  - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka vizituar komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Shtimes.

Në Obiliq, ministri Hyseni takoi kryetarin e kësaj komune, z. Xhafer Gashi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Sikurse edhe në takimet tjera, edhe në këtë takim u diskutua lidhur me gjendjen e sigurisë në përgjithësi, ekstremizmin fetar, pjesëmarrja në luftërat e huaja.

“Kosova shquhet për harmoni ndër-fetare dhe çfarëdo përpjeke për mos tolerancë është e papranueshme”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni siguroi kryetarin e Obiliqit, z. Xhafer Gashin, se të gjitha kërkesat e parashtruara në këtë takim lidhur me fushën e sigurisë do të shqyrtohen me hollësi.

Në takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ministri Skender Hyseni, tha se ekstremizmi fetar është i rrezikshëm për shoqëri.

Ai kërkoi nga KKSB e Obiliqit që të bëjë më shumë sensibilizimin e shoqërisë, në veçanti të rinjve që të distancohen nga radikalizmi fetar.
 
Gjatë vizitës në Fushë Kosovë, ministri Hyseni u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Burim Berisha dhe Këshilli  Komunal për Siguri në Bashkësi.

Edhe në Fushë Kosovë u raportua për rënie të shkallës së krimit në përgjithësi, duke theksuar se për vitin 2015 nuk është raportuar në polici asnjë vrasje.

Me gjithë faktin e trendit të shtimit të numrit të popullsisë në këtë komunë dhe shtimit të pjesëmarrësve në komunikacion, përfaqësuesit e policisë në komunën e Fushë Kosovës pohuan sa ka rënie të numrit të aksidenteve dhe shtim të numrit të shqiptimit të dënimeve për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Pas takimeve në Obiliq dhe Fushë Kosovë, vizita e ministrit Skender Hyseni ka vazhduar për në komunën e Shtimes, ku takoi nënkryetarin e komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në takim më KKSB-në e Shtimes, ministri Hyseni vlerësoi aktivitetet  përmbajtjesore dhe sistematike të këtij Këshilli që ka një rëndësi të dorës së parë në atë që e quajmë ruajtje dhe kultivim të harmonisë fetare, mirëkuptimit ndëretnik etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)