Ministri Hyseni vizitoi komunën e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut
Hanit i Elezit, Kaçanik, 18 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka vizituar komunën e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.
Gjatë vizitës në Han të Elezit, ministri Hyseni u prit nga nënkryetari i kësaj komune, z. Menduh Vlashi dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.
Nënkryetari i Hanit të Elezit, z. Vlashi i bëri të ditur ministrit Hyseni se në këtë komunë në përgjithësi ka trend të rënies të veprave të ndryshme kriminale.
Në takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi u tha se në këtë komunë mbahen takimet e rregullta, ku raportohet për sigurinë në përgjithësi.
Ministri Hyseni tha se duhet ngritur nivelin e debatit në rend të parë me qytetarë, në nivele më sociale, në mënyrë që mesazhi të depërtojë në mënyrën më efikase.
Ju si KKSB duhet të dërgoni tek qytetarët mesazhin për veprimet parandaluese dhe edukuese kundër dukurive të këqija që mund të godasin komunën dhe Kosovën në përgjithësi. Me këtë ndihmojnë shumë Policinë e Kosovës që të ketë punë më pak dhe në këtë mënyrë pasojat të jenë më të vogla, tha ministri Hyseni.
Ministri Hysnei vuri në dukje se në Kosovë me shekuj është kultivuar harmonia fetare, diversiteteti kulturor, fetar dhe etnik, që është një pasuri e këtij vendi, që duhet ta kultivojmë dhe ta ruajmë llojllojshmërinë multietnike dhe multikonfeksionale.
Edhe në takim me kryetarin e komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, u tha se gjendja e sigurisë së përgjithshme në këtë komunë është stabile dhe e qetë.
Me këtë rast ministri Hyseni theksoi se është obligim moral dhe qytetar që të gjithë institucionet, predikuesit fetarë, këshillat e prindërve dhe grupet e ndryshme të grave që të dërgojnë mesazhin e paqes dhe tolerancës.
Ministri Hyseni tha se Policia e Kosovës është marrë efektivisht me ekstremizmin e dhunshmen, në mënyrë shumë të suksesshme, ka bërë arrestimin e personave që kanë qenë të dyshuar për terrorizëm.
Ne jemi të interesuar që të merremi sa më pak me veprime represive. Ne duhet ë angazhohemi që të gjithë që të parandalojmë veprimet e tilla në mënyrë që të mbrojmë qytetarët tanë, familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, tha ministri Skender Hyseni.