15 Janar 2025

Ministri Hyseni udhëton për një vizitë pune në Amerikë

New York, 2 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë.

Në New York ka filluar një varg takimesh të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.

Dje ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në New York, znj. Teuta Sahatqija,  në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin z. Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë z. Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, z. Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit, z. Fode Seck.

Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)