Ministri Hyseni udhëtoi për në Emiratet e Bashkuara Arabe
Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të Sekretares britanike për punë të brendshme, znj. Theresa May dhe zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Abu Dhabi, ministri Hyseni do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare, përkatësisht në Samitin e titulluar We protect 2015 që do të trajtojë eksploatimin dhe keqtrajtimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.
Ky Samit është vazhdim i konferencës së vjetme të mbajtur në Londër me pjesëmarrje të mbi 70 vendeve dhe dhjetëra kompanive kibernetike dhe organizatave jo qeveritare nga bota.
Samiti ka për objektiv mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual në internet