Ministri Hyseni takon ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut
Prishtinë, 28 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn.
Takimi do të mbahet sot në objektin e MPB-së.
Nga ky takim do të ketë vetëm pamje, ndërsa Zyra për Komunikim Publik e MPB-së do të lëshojë komunikatë për media.