Ministri Hyseni pret në takim ministrin Lorenz Caffier
Prishtinë, 14 mars - Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, sot do ta vizitojë ministri i Brendshëm i Landit të Mecklenburg-Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz Caffier, ku do të pritet nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Pas takimit të dy ministrat do të prononcohen për media. Takimi do të mbahet sot në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar nga ora 09:15.