15 Janar 2025

Ministri Hyseni po qëndron për vizitë zyrtare pune në Paris

Paris, 11 mars - Gjatë ditës të parë të vizitës zyrtare në Francë, Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni ka zhvilluar sot para dreke dy takime në Asamblenë Nacionale dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Franceze.

Në Asamblenë Nacionale Ministri Hyseni ka takuar kryetaren, deputeten Gosselin-Fleury dhe anëtarët e grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Nacionale të Francës.


Gjatë fjalës së tij para këtij grupi ku pati edhe pyetje, Ministri Hyseni foli gjerësisht për gjendjen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për aspektet e tjera të përgjithshme duke u ndalur në veçanti tek bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në fushën e luftimit të krimit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. 


Po ashtu u trajtua edhe çështja e migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës dhe me këtë rast u theksua se Kosova është vend i sigurt dhe mundësitë për të fituar azil nga kosovarët janë të pamundshme.
Ndërsa në takimin që Ministri Hyseni zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me drejtorin për Europë Kontinentale Eric Fournier dhe me përgjegjësit për Ballkanin në këtë ministri u diskutua në mënyrë të gjithanshme fenomeni i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe u theksua nevoja e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar dhe bilateral për tu përballur me këto fenomene transnacionale. 


Po ashtu temë e veçantë e bisedës ishte edhe migrimi i parregullt dhe në këtë kuadër liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri Hyseni theksoi dhe kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më parë duke theksuar se është e padrejtë që Kosova të mbahet vendi i vetëm i izoluar në Europën Juglindore. 


Kosova i plotëson kushtet dhe qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen theksoi ministri Hyseni. Ndërsa falënderoi Francën për përkrahjen e deritashme për Kosovën, Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e mëtejme të këtij vendi sidomos për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtar të bashkëpunimit policor me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.


Vizita e Ministrit Hyseni në Paris vazhdon sot pasdite dhe nesër me disa takime duke përfshirë edhe takimin me Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)