Ministri Hyseni po qëndron për vizitë në Itali
Romë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron në një vizitë dy ditore në Republikën e Italisë.
Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Hyseni, sot pasdite, do të pritet nga homologu i tij, Angelino Alfano, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në luftë kundër krimit të organizuar, si dhe për rendin e sigurinë .
Ndërsa, nesër në agjendën e ministrit Hyseni janë të paraparë takime me autoritete italiane të zbatimit të ligjit.
Vizita e ministri Hyseni në Republikën e Italisë është në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve.