Ministri Hyseni në vizitë zyrtare në Luksemburg
Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka udhëtuar për në Luksemburg për të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Korridorin e Mesdheut Lindor dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministra të jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi pritet të trajtohen çështjet e migrimit , me theks të veçantë çështja e refugjatëve nga lindja .