15 Janar 2025

Ministri Hyseni në Konferencën Rajonale në Beograd

Beograd, 29 prill - Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Drejtorisë Kundër-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli dhe znj. Shqipe Mjekiqi, këshilltare e Lartë Politike, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale në Beograd, mbi: “Luftëtarët e Huaj Terroristë, Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftimin e Terrorizmit në Rajonin e Ballkanit”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Gjatë punimeve të konferencës, ministri Hyseni ka mbajtur një fjalë, me ç’rast ka shprehur rëndësinë për bashkëpunim edhe më të ngushtë rajonal në parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit.

Ministri Hyseni poashtu ka paraqitur gjendjen aktuale në Kosovë, duke përmendur ligjin për ndalim në bashkimin në luftërat e huaja që ka hyrë në fuqi së voni, arrestimet e shumta që janë bërë, si dhe strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që është në hartim e sipër, si më se e nevojshme për të evituar që radikalizmi dhe ekstremizmi të shpijnë në terrorizëm.

Në margjinat e konferencës, ministri Hyseni ka biseduar shkurt me Ministra dhe Ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Beograd.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)