16 Janar 2025

Ministri Hyseni në konferencën kundër terrorizimit në Sarajevë

Sarajevë, 7 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni po merr pjesë në konferencën: \"Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët\",  ku po diskutohet për të drejtat dhe vlerat fundamentale, në raport me sfidat që përbën ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.

Konferenca e cila po mbahet në Sarajevë, ka sjellë së bashku ministra të brendshëm dhe jashtëm nga Bashkimi Evropian  dhe Ballkani.

Ministri Hyseni si njeri nga panelistët kryesor, foli gjerësisht për të arriturat në Kosovë në rrafshin e respektimit të vlerave dhe të drejtave fundamentale, si dhe për liritë fetare në raport me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)