17 Janar 2025

Ministri Hyseni merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it

Prishtinë, 7 nëntor - Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të Interpol-it, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të Interpol-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga data 7 deri më 10 nëntor.

Në këtë asamble mes tjerash pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)