18 Janar 2025

Ministri Hyseni kërkon përkrahje për INTERPOL

Nju Jork, 17 maj - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës,Skender Hyseni po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Nju Jork do të zhvillojë një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve në OKB-së. Në fokus të bisedave dhe takimeve që tashmë kanë filluar është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Kësaj radhe ministri Hyseni kryesisht është përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Për këtë qëllim, ai sot ka takuar dhe ka biseduar në takime të veçanta me Përfaqësuesen e Përhershme të Belgjikës në OKB, ambasadoren BendiktëFrankinet dhe me ambasadorin e Francës AlexisLamek.

Edhe Belgjika dhe Franca janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, organ i cili pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti. Franca aktualisht e mban presidencën e Komitetit Ekzekutiv. Ministri Hyseni e falënderoi në veçanti ambasadorin francez për përkrahjen e fuqishme që i dha anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka elaboruar në hollësi pse Kosova do të duhej të bëhej anëtare e kësaj organizate, duke theksuar se nga ky anëtarësim përfiton edhe Kosova edhe INTERPOL-i.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)