16 Janar 2025

Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 5 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, z. Gernot Pfandler.

Në këtë takim njoftues, ministri Hyseni dhe ambasadori austriak biseduan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë si dhe për përkrahjen që jep në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

Me theks të veçantë, në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ministri Hyseni tha se Kosova me të drejtë pret që deri nga fundi i vitit të jepet data e liberalizimit për Kosovën, ai kërkoi përkrahjen e Austrisë për këtë.

Gjithashtu, ministri Hyseni tha se e vlerëson mbështetjen që Republika e Austrisë i kanë dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Austrisë, Gernot Pfandler tha se qeveria austriake vazhdon të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, e në vecanti të institucioneve që sigurojnë rendin dhe ligjin për qytetarët e Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)