17 Janar 2025

Ministri Hyseni i jep medalje ish shefit të ICITAP-it Cameron Fisher

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot “Medalje për Merita”, ish shefit të ICITAP-it amerikan në Kosovë, Cameron Fisher, i cili ka shërbyer në Kosovë nga viti 2013 deri më 2016.

Medalja i është ndarë për merita të veçanta, për angazhimin e Fisher në ndihmë për shumë projekte të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e zbatimit të ligjit që veprojnë në kuadër të MPB-së.

Ministri Hyseni dhe Fishër evokuan kujtime të veçanta të bashkëpunimit në mes dy institucione dhe për këtë ministri Hyseni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë së pari taksapaguesit amerikan, në avancimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë.

Ndërsa, Cameron Fisher, ritheksoi se ICITAP-i dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të punojnë dhe të përkrahin edhe më tej profesionalizimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)