Ministri Hyseni do të vizitojë Vushtrrinë dhe Mitrovicën
Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë sot komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Gjatë kësaj vizite, në ora 13:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 14:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.