Ministri Hyseni do të vizitojë Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Shtimen
Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot, do të vizitojë komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Shtimes.
Gjatë kësaj vizite, në ora 10:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 11:30, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Më pas, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me nënkryetarin e komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.