Ministri Hyseni do të vizitojë komunën e Prizrenit
Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prizrenit.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Prizrenit do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve të sigurisë nga komunat e këtij regjioni: komuna e Suharekës, komuna e Dragashit, dhe komuna e Minushës.
Takimi do të mbahet sot në sallën e kuqe në objektin e Kulturës në Prizren.