Ministri Hyseni do të vizitojë komunën e Pejës
Prishtinë, 17 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Pejës.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Pejës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Istogut, komuna e Klinës, komuna e Deçanit dhe komuna e Junikut
Takimi do të mbahet sot në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.