Ministri Hyseni do të vizitojë komunën e Klinës dhe Istogut
Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Klinës dhe Istogut.
Fillimisht, në ora 9:30, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në ora 11:00, në Istog, ministri Hyseni do të bëjë homazhe tek varri i veprimtarit të ndjerë, Shaban Manaj.
Më pas, ministri Hyseni do të takohet me strukturat komunale të Istogut.