Ministri Hyseni do të vizitojë komunën e Gjilanit
Prishtinë, 22 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Gjilanit do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Kamenicës, komuna e Vitisë, komuna e Novobërdës, komuna e Rranillugut, komuna e Kllokotit dhe komuna e Parteshit.
Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan .