15 Janar 2025

Ministri Hyseni do të qëndrojë për vizitë në SHBA

Prishtinë, 16 shkurt - Me ftesë  të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, ministri i Punëve të Brendshme i  Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, i shoqëruar nga një delegacion, është nisur sot për një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Hyseni do të marrë pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (White House Summit on Countering Violent Extremism), i cili do tw jetw nw nivel ministrash.

Samiti do t’i zhvillojë punimet më 18 dhe 19 shkurt. Qëllimi i Samitit, i cili do të sjellë në Uashington akterët kyç të qeverive nga e gjithë bota, është zhvillimi i një agjende veprimi për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë qëndrimit në Washington, ministri Hyseni do të ketë edhe në një varg takimesh të ndara në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Drejtësisë, FBI, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)