Ministri Hyseni do të qëndrojë për një vizitë dy ditore në Francë
Prishtinë, 10 mars - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Republikën e Francës.
Gjatë qëndrimit të sotëm në Francë, ministri Hyseni do të pritet nga homologu i tij francez, Bernard Cazeneueve.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni do të takohet me deputeten, znj. Gosselin Fleuy, kryesuese e grupit të miqësisë Francë-Kosovë, të asamblesë kombëtare dhe me deputet anëtarë të grupit miqësor.
Po ashtu, ministri Hyseni do të takohet edhe me drejtorin për Evropën kontinentale, Eric Fournier dhe përgjegjësin për Ballkan, z. Guillaume Rousson.
Ndërsa, nesër më 12 mars, ministri Hyseni do të takojë, z. Doominique De Legge, kryesues i grupit të Miqësisë Francë-Ballkanin perëndimorë dhe me senatorët anëtarë të grupit të miqësisë.
Po ashtu, nesër do të takohet edhe me drejtorin e Drejtoratit të huajve në Francë, z. Luc Derepas.